Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.
Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb.
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet.
As buka nuk haet vetëm.
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
Lulja e këputur nuk lëshon më.
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
Me një ka nuk bëhen pendë.
Me nji tra nuk mban shtëpia.
Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë.
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
Miku harrohet po të largohet.
Miku i mirë vjen nga porta.
Nuk bëhet stani me dhi të egra.
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
Miku i mikut tim, është edhe miku im.
Një krah s'mban kala.
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
Për një shamatë, lypen dy veta.
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
S'bëhet lëmi me një kalli.
S'bëhet stani me lepura.
S'mblidhen lepujt në vath.
S'mbushet thesi me një kokërr.
Syri është më i mprehtë se kordha.
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG
Shokë bashkë, e bukë veç. JUG
Trimi i mirë me shokë shumë. JUG
Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVË
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD
Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI
As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJË
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABËRI
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG
Bukë e kripë e zemër. KAVAJË
Çilet dera, rritet ndera. VERI
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJË
Fshati digjet, kurva krihet. JUG
Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI
I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG
Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHËRI
Çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINË
I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABËRI
I qan hallin kalorësit. DURRËS
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG
Nga fryn era kthen gëzofin. DIBËR
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORÇË
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN
Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR
Ku rënça mos u vrafsha. VLORË
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODËR
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBËRESHËT
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJË
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORÇË
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJË
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG
Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE
Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITË
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJË
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJË
Mirmëngjes, me interes. FIER
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR
Mos e lëndo ku i dhemb. JUG
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINË
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJË
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORË
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORÇË
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJË
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUÇ
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODËR
Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER
Sevapi as shitet, as blihet. JUG
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PËRMET
Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJË
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG
Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE
|