www.dardana.tk.......ju uron festat
  28 nentori
 
28 NETORI DITA E FLAMURIT Nė dhjetė vjetėshin e parė te shek. XX. shqiptarėt organizuan kryengritje tė shumta, duke pėrfshirė qytete tė ndryshme,Edhe pėrkundėr rrethanave tė ndėrlikuara ndėrkombėtare, luftėn pėr ēlirim dhe pavarėsi populli shqiptar nuk e ndali. Hasan Prishtina, deputeti i Kosovės nė dhomėn e deputetėve nė Parlamentin osman mė 11 janar 1912, bėri njė diskutim tė fuqishėm nė favor tė ēėshtjes kombėtare shqiptare. Nga ky diskutim, lindi takimi nė lagjėn Taksim, i deputetėve shqiptarė, qė paraqet marrėveshjen se “pėr Shqipėrin nuk ka tjetėr mjet vetėm tė fitojė me njė kryengritje tė pėrgjithėshme”. Nė kėtė mbledhje, si e quajti Hasan Prishtina “Komplot i Taksimit”, rol vendimtarė luajtėn dy figura tė shquara tė Kombit, Ismajl Qemali dhe Hasan Prishtina. Nga marrėveshja e Taksimit, me punėn e patriotėve shqiptarė, nė trojet shqiptare dolėn besėlidhjet e krahinave, si e Lezhės, Bregut te Matit, Dibrės e tjera, deri te Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912). Me inisiativėn e Hasan Prishitnės aprovohet programi i kryengritjes e qė parashihej 1. Caktimi i kufijėve, 2. Krijimi i njė administrate shqiptare, 3. Ngritja e flamurit kombėtarė, 4. Njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare, 5. Nė Shqipėri tė sundojė guvernori shqiptare i zgjedhur nga pėrfaqėsuesit e popullit, etj. Si dhe pėr zbatimin e kėtyre kėrkesave tė jenė garantues fuqitė e mėdha. Kėto kėrkesa, de facto, ishin pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Mirėpo ato nuk u aprovuan nga Porta e Lartė e Stambollit, prandaj kryengritja e pėrgjithshme shqiptare vazhdoi nė tė gjitha trojet shqiptare. Aleanca e shteteve ballkanike qė u krijua dhe u zgjerua gjatė periudhės mars-shtator 1912 nė lidhje me Perandorinė Osmane, kishte karakter ēlirimtar, por nė krahasim me trojet shqiptare kishte karakter pushtues- grabitqar. Secili fqi ballkanik, kishte bėrė planet qė tė shkėpuste nga njė pjesė tė Shqipėrisė. Pas mobilizimit tė ushtrisė tė Aleancės Ballkanike nė fund tė shtatorit edhe Porta e Lartė e mobilizoi ushtrine e vet. Mė 8 tetor 1912, Mali i zi i pari shpalli luftė Turqisė, mė 17 tetor Serbia dhe Bullgaria, ndėrsa njė ditė me vonė edhe Greqia. Kėshtu filloi Lufta e Parė Ballkanike, ndėrsa pėr shqiptarėt filloi njė nga periudhat mė tė vėshtira tė historisė. Pjesa lindore e Vilajetit tė Kosovės (Presheva, Bujanoci si dhe viset tjera) u detyruan t`i lėnė vatrat e tyre shekullore nga depėrtimi i ushtrisė serbe. Pėrzėnia nga Sanxhaku i Nishit kishte mbjellur frikė tek shqiptarėt me masakrat e egra. Prandaj pjesa dėrmuese e tyre u vendos nė Shkup e rrethinė, ku qėndroi disa javė. Pas “qetėsisė” sė krijuar, ata u kthyen nė shtėpitė e tyre, por pyetja ishte ēka gjetėn nga pasuritė e tyre dhe si e kaluan dimrin. Njerėzit me bindje se nuk do tė ndodhė asgjė me ta , pėsuan humbje njerėzish, djegje tė shtėpive, plaēkitje tė pasurive, e shumė ēka tjetėr. Kur nė rrethanat diplomatike dhe shtypin evropian filloi tė flitet pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė Ballkan, patriotėt shqiptarė vendosėn qė tė marrin njė veprim tė ri politik, qėllimi i tė cilit ishte tė ruhej tėrėsia e tokave shqiptare dhe tė mblidhej njė kuvend kombėtarė qė do tė vendoste pėr fatin e saj. Inisiativėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismajl Qemali e Luigj Gurakuqi. Kuvendi i Vlorės Duke mos marrė parasyshė rrethanat, se edhe nė mos arrinin tė gjithė pėrfaqėsuesit e krahinave tė ndryshme shqiptare, mė 28 nėntorė 1912, nė orėn 14.30, u hap Kuvendi Kombėtarė i Vlorės, nė tė cilin morėn pjesė pėrfaqėsues tė shtresave tė ndryshme tė popullit shqiptarė. Nė seancėn e parė tė kėtij Kuvendi, fjalėn hyrėse e paraqiti Ismajl Qemali nė tė cilėn e paraqiti gjendjen e Shqipėrisė dhe i pėrcaktoi masat e ngutshme qė duhej tė ndėrrmerren. Shqiptarėt tha ai, nuk harruan as gjuhėn e as kombėsinė e tyre dhe prova mė e mirė janė pėrpjekjet dhe kryengritjet qė bėnė pa ndėrprerė, e sidomos nė katėr vitet e fundit pėr tė ruajtur tė drejtat dhe zakonet e tyre. Nė vazhdim, ai tha se: populli na zgjodhi dhe na dėrgoi nė kėtė tubim historik qė tė ndėrmerret shpėtimin e atdheut, e shpėtimi i vetėm ėshtė liria. Prandaj, duke mbėshtetur mbi dėshirat e shenjėta dhe me vullnetin e patundur tė gjithė popullit, dhe me pėrfaqėsuesit e tij e shpallim Shqipėrin tė mėvetėsuar, tė lirė dhe tė pavarur. Nė vazhdimin e punės sė Kuvendit tė Vlorės, mė 4 dhjetor 1912, u bė zgjedhja e plotė e qeverisė, ku bėnin pjesė: Ismajl Qemali, kryeministėr dhe ministėr i punėve tė jashtme, Dom Nikollė Kaēori, nėnkryetar, Myfit Bej Libhova, ministėr i i punėve tė brenshmė, Abdi Bej Toptani, ministėr i finansave, Mehmet Pashė Dėrralla, ministėr i mbrojtjes kombėtare, Petro Poga, ministėr i arsimit, Mit`hat Frashėri, ministėr i punėve botėrore, Pandeli Cale, ministėr i PTT-sė. Nė Kuvendin e shpalljes sė Pavarėsisė nuk morėn pjesė: Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Nexhip Draga, Sahit Hoxha, e tė tjerė pėrshkak se u internuan nė burgun e Kalasė sė Beogradit (nė Kalemegdan) dhe u mbajtėn deri nė prill tė vitit 1913. Shpallja e Pavarėsis sė Shqipėrisė ėshtė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė tonė kombėtare. Ajo shėnoi jo vetėm ēlirimin nga zgjedhja shumėshekullore turke-osmane, por iu dha grusht vendimtarė pretendimeve territoriale tė shteteve fqinje, edhe pse fatėkeqsishtė nga ajo ditė e deri mė sot mė se gjysma e trojeve shqiptare mbetėn jashtė kufirit tė shtetit.




Kommentar zu dieser Seite hinzufügen:
Dein Name:
Deine Homepage:
Deine Nachricht:

 
  sod ishin 1042221 Besucher (5892768 Hits) ne dardana.tk
. .
 
 
=> Willst du auch eine kostenlose Homepage? Dann klicke hier! <=